Qeveria e Kosovës vlerëson se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk do të krijonte probleme dhe paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Scharwz në një intervistë për gazetën amerikane Nesweek ka kundërshtuar konstatimin e kryeministrit holandez, Mark Rutte i cili deklaroi se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të krijonte probleme në Ballkan.
Rute ka thënë se nuk duhet të ketë përshpejtim të procedurave për anëtarësim.
Gërvalla ka deklaruar se Prishtina mbështet “me gjithë zemër” kërkesën e Kievit që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit pasi rusët filluan pushimin e këtij shteti.
Diplomatja kosovare beson se BE-ja duhet të përshpejtojë procesin e integrimit edhe të Ukrainës por edhe të vendeve të Ballkanit duke përfshirë Kosovën.
“Situata aktuale është shumë komplekse dhe është e rrezikshme. Kjo nuk vlen vetëm për situatën në Evropën Lindore dhe Ukrainë, por për më tepër për situatën në përkeqësim në Ballkan. Prandaj, ne po avokojmë për një anëtarësim të përshpejtuar jo vetëm për Ukrainën por edhe për vendet e tjera të cilat janë të përkushtuar ndaj parimeve të BE-së”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Kosova është duke ripërsëritur kërkesën për bashkëngjitjen në BE-ë pasi unioni asnjëherë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor.
“Për ne, BE-ja nuk është para së gjithash një bllok ekonomik, por është përgjigja më e mirë evropiane për sigurimin e paqes. Dhe Ukraina me siguri është një pjesë e Evropës dhe meriton të jetë një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian” tha ajo.