Rruga iu ndalë në mes kufirit Hungari-Serbi. Abaz Beqiraj nga Deçani kishte qëndruar në Gjermani tek i biri për dy muaj.
Të dielën kishte biletën e kthimit për në Kosovë. Mirëpo nuk arriti në vendlindje.
Kjo pasi ky i fundit u arrestua nga Policia serbe lidhur me një aktakuzë të vitit 2010 të cilën Beqiraj as vet nuk e di çka është.
Por pas disa ditësh ai është liruar nga burgu, lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci.
"Abaz Beqiraj, personi që është arrestuar të dielën nga policia serbe, posa është liruar!", shkruan Koci