Abaz Beqiraj, nga Komuna e Deçanit është liruar nga burgu i Serbisë, i cili ishte arrestuar në kufirin Hungari-Serbi ditë më parë.
Beqiraj, ka treguar se është liruar 30 minuta më parë.
“Po më kanë liruar. Gjatë qëndrimit në burg nuk më kanë malltretuar as asgjë. Më kanë marrë në pyetje, më kanë treguar listat që kem qenë në luftë unë edhe të gjithë banorët e fshatit tim. Nuk mundem me fol asgjë më shumë, por e rëndësishme është që jam liruar”, ka thënë Beqiraj.
Beqiraj, ditë më parë ishte arrestuar nga Policia e Serbisë, pasi që ishte duke u kthyer nga Gjermania, ku kishte qëndruar tek djali i tij.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, kishte deklaruar se Abaz Beqiraj, ishte arrestuar në protekstin se ka një gjobë të papaguar nga vitit 2010.
Ramosaj kishte treguar se familjarët e Beqirajt, ishin në konaktë të vazhdueshëm me autoritetet serbe.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kishte reaguar rreth arrestimit të Abaz Beiraj të cilët menjëherë ishin vendosur në kontakt me autoritet e Serbisë.