Qytetarët nuk e shohin aspak me rrezik mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Disa prej tyre thonë se qytetarët serb nuk kanë çfarë të bëjnë më në Kosovë si dhe vendi ynë nuk ka asnjë lidhje me Serbinë.
“Nëse është pjekur populli dhe është demokratizuar duhet të bie ky pushtet i Vuçiqit e duhet të zgjidhet forcat demokratike me marr sundimin e Serbisë sepse kjo është një politik fashiste, këta do të mundohen sepse janë vegël e tyre por nëse janë të mençur bashkëjetesën me neve e kanë dhe nuk guxojnë si mbas qejfeve të Vuçiqit me vepruar”.
“Jo nuk kanë çfarë të bëjnë, dhe ata nuk kanë të drejtë me votuar këtu por duhet të lajmërohen dhe ne kemi institucione tona që ka ligje që ata nuk po i përmbahen ligjit tonë, duhet me ditë që këtu ka zot shpije”.
“Ne nuk kemi asgjë lidhje me ata, ne jemi Kosovë ne e kemi shtetin tonë, Kurti është i luhatshëm as vet nuk po din çfarë të bëjë na shkatërroj neve më së pari, për zgjedhjet ka vepruar mirë por edhe nuk ka vepruar, kur thonë diçka Amerika duhet të dijë ti jep vulën, Amerika si të thotë bo qashtu aty ‘amin’ është aty ski çka me menduar dy herë”