Ministri Mehaj njofton për suksesin e radhës të ushtarakëve të FSK-së

Aktuale

Ministri Mehaj njofton për suksesin e radhës të ushtarakëve të FSK-së

Nga: A.SH Më: 30 mars 2022 Në ora: 09:51
FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur edhe për një sukses tjetër të radhës të ushtarëve të FSK-së.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë, në garën e skijimit në Kampin ndërkombëtar “Ëinter Camp Slovenia 2022”

Postimi në Facebook:

Edhe një sukses i madh i radhës së ushtarakëve tanë.

Dy nënoficerët tanë Besart Kasumi dhe Flamur Kajtazi morën pjesë në Kampin ndërkombëtar "Winter Camp Slovenia 2022", në mesin e 44 garuesëve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-së.

Pas përfundimit të Kampit Dimëror ndër aktivitete të ndryshme ishte dhe gara e skijimit në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin.

Në konkurrencë shumë të madhe, rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë.

Vazhdojmë me suksese të radhës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat