Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se duhet të liberalizohen vizat për Kosovën.
Lajçak me anë të një cicërime në Twitter, ka rënë dakord me ish-ministrin gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth, i cili në një takim që pati me Lajçak ka thënë se BE-ja duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”, ka thënë Lajçak.
Roth gjatë ditës së djeshme takoi Lajçakun, me anë të një cicërime ka shkruar: “I dashur Miroslav Lajçak, faleminderit për vizitën tuaj dhe punën tuaj të shkëlqyer. Shtetet e Ballkanit Perëndimor na përkasin neve dhe meritojnë më shumë se fjalët e thëna. BE-ja duhet të mbajë premtimet e saj: fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe sundimi i ligjit kanë rëndësi”, ka shkruar Roth në Twitter.
Thank you @MiRo_SPD. I could not agree more with your assessment. https://t.co/4CwawQHw4M
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 30, 2022