Raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

30 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 31 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

30 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.821.818 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.961 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.159 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.715.

Në total numri i rasteve aktive është 592.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat