Flet gjenerali Clark, tregon a duhet të intervenojë NATO në Ukrainë siç bëri në Kosovë

Aktuale

Flet gjenerali Clark, tregon a duhet të intervenojë NATO në Ukrainë siç bëri në Kosovë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:14
Wesley Clarck

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clarck, ka folur për situatën e krijuar në Ukrainë pas agresionit dhe luftës që Vladimir Putin ka nisur prej më shumë se një muaji. Por a duhet të intervenojë NATO për të ndalë agresionin e Rusisë, siç kishte vepruar në rastin e Kosovës.

Clark thotë se për momentin, një përgjigje e tillë ndaj Rusisë nuk është e duhura, megjithatë thotë se veprime më të drejtpërdrejta të NATO-së mund të jenë të nevojshme në një moment tjetër në të ardhmen.

“NATO duhet të gjejë mënyra për të forcuar sigurinë në Europë; Një pushtim rus në Ukrainë do ta vendoste në rrezik NATO-n dhe stabilitetin në Europë.

Tani për tani, vendet anëtare të NATO-s duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet duke dhënë mbështetje të plotë diplomatike, humanitare dhe ushtarake. Një fushatë ajrore e NATO-s, siç bëmë për Kosovën, nuk është përgjigjja e duhur në këtë pikë, por veprime më të drejtpërdrejta të NATO-s mund të jenë të nevojshme në një moment të ardhshëm”, ka thënë Clark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat