Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj , thotë se ngritja e çmimeve të produkteve po iu vështirëson jetesën qytetarëve.
Ai thotë se Qeveria duhet të subvencionoj prodhimet vendore dhe të shtohen kontrollet e çmimeve.
“Kosova si një vend importues dhe me një import të lartë është e atakume nga ana e tregut global dhe rritja e çmimeve në nivel global, ne jemi para një akti të kryer që vetëm uroj që tani e tutje Qeveria të merr masa si për subvencionimin e prodhimit vendor ashtu edhe në kontrollimin e çmimeve përmes inspektoratit”, u shpreh Kadriaj.
Sipas tij, qytetarët e vendit nuk mund të mbajnë familje me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve .
“Këtë fillim viti patën një rritje jashtëzakonisht të lartë që kjo është shumë e dëmshme për ekonominë dhe për portofolin e qytetarit, ose duhet të lëshoj vendin sepse me këtë nivel të pagës dhe këtë ngritjeve të çmimeve është e pamundur të jetohet dhe të mbahet familja”, përfundoi ai.