Ramush Haradinaj i drejtohet ashpër Albin Kurtit: A je ti zoti, a shteti - kujt duhet me i besu në këtë vend?

Aktuale

Ramush Haradinaj i drejtohet ashpër Albin Kurtit: A je ti zoti, a shteti - kujt duhet me i besu në këtë vend?

Më: 30 mars 2022 Në ora: 22:31
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Ramush Haradinaj ka thënë se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për veteranët e UÇK-së, është kauzë e tij e kahmotshme.

Sipas tij kjo kauzë e tij me vite i ka sorollatë gjykatave njerëz të respektuar të këtij vendi.

“Kurti e ka pasë këtë kauzë herët edhe mirë ju ka shitë. Shiqo ka njerëz kryeministri, ish-ministra, e njerëz të respektuar të këtij vendi janë sorollatë gjykatave për vite me këtë një kauzë të Kurtit. Edhe ka ardhë një verdikti i një gjykate edhe i ka lëshu të pafajshëm”, tha ai.

Tutje ai ka pasur edhe një pyetje për Albin Kuritn.

“Tani është një pyetje mjaft e thjeshtë për Kurtin: A je ti gjykata? A je ti zoti, a shteti, a kujt duhet me i besu në këtë vend?”, shtoi ai.

Haradinaj ka thënë se Kurti gjatë luftës asnjëherë nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit dhe kësisoj s’mund të flas për numrin e ushtarëve në luftë.

“Ky njeriu kurrë në jetë nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit, kurrë në jetë të vet gjatë luftës se ka shkelë zonën e dukagjinit, unë kurrë asnjë dirë se kam lëshu zonën e Dukagjinit. Si mundet ky njeri me më tregu mua sa luftëtarë I kam pasë në Dukagjin. Me më tregu ky mu me sa njerëz ka qenë në dhomë në burg, ja kuptoj”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kurti po i jep vetës të drejtat e Zotit.

“Ky me të vërtetë po ja jep vetit të drejtat e Zotit. Ky po kujton që është Zoti. Ma ashtu se është marre”, tha ai.

Kreu i AAK-së tha se gjatë kohës së luftës në zonën e Dukagjinit qindra njerëz i janë bashkuar luftës së UÇK-së.

“Qysh mujm me i thanë atij s’je ushtarë. Ka pas rast kur o bo zona e lirë, ne i kemi pasë 10 mijë ushtar. Mos i ofendo ata njerëz. Edhe ata kanë mujt me nejt si ti”, shtoi ai.

Sipas tij Kurti deklarata të tilla po i përdorë për fushatë zgjedhore. Por, Haradinaj thotë se këto deklarata si japin më votues.

“E ka për zgjedhje e ka popullsitë janë shumë i kanë fry listat, le këtë punë, s’ja jepin më. Krejt për vota e ka. E ka një pjesë të elektorati anit UÇK edhe po i ushqen me këta. Po e pyes Albin Kurtin: A bon me na tregu kur është hera e fundit që është rritë një rrogë në Kosovë? Kur ju ka rritë pensionet në Kosovë? Sa janë rritë çmimet?”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjashtë ditë më parë deklaroi se Kosova nuk i ka 60 mijë veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aq sa janë të regjistruar nëpër evidenca. Sipas tij më së shumti janë 20 mijë persona që i përkasin kësaj kategorie.

Ai ka shtuar se duhet të gjenden mënyrat që të mënjanohen “deformimet” në këto evidenca.

“Veteranët e luftës meritojnë më shumë sesa paga minimale. Por edhe duhet t’i bëjmë evidencat e sakta, nuk janë 60 mijë veteranë. Nëse dikush dëshiron ta gënjejë vetveten, s’mund të më gënjejë mua. Maksimalisht janë 20 mijë. Duhet t’i gjejmë mënyrat sesi t’i largojmë këto deformime”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat