Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, vlerëson se deklaratat e kryeministrit Kurti në lidhje me numrin e veteranëve është ofendim ndaj tyre.
Ai paralajmëroi Kurtin edhe për pagesat për veteranët.
“Kjo që po bën Kurti ndaj veteranëve është në vazhdën e agjendës së tij zgjedhore, është ofendim ndaj tyre. Kurti nuk mundet të fshihet dhe nuk ka qare pa e rritur pagën minimale dhe po ashtu s’ka qare pa i përfshirë edhe veteranët edhe kategorinë e lirisë në të njëjtin kriter. Unë po e paralajmëroj Kurtin sot, po vazhdove t’i ofendosh veteranët, mua së bashku me veteranët do të na kesh në rrugë dhe nuk të falim se je duke bë hajgare”, u shpreh tha Haradinaj.
Ai shtoi se aktualisht shteti paguan 37 mijë veteranë ndërsa tha se bashkatdhetarët po paguajnë për protezat e disa veteranëve.
Ditë më parë, Kurti deklaroi se në Kosovë nuk ka mundësi të jenë 60 mijë veteranë dhe nuk mund të jenë më shumë se 20 mijë.