Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se Kosova nuk është ndonjë shtet që varet nga gazi i Gazpromit.
Kjo sepse siç tha ajo vendi ynë nuk ka rrjet të gazit fare.
Rizvanolli theksoi se roli gjeopolitik i Kosovës në shtrirjen e rrjeteve alternative është shumë i kufizuar.
“Kosova nuk është ndonjë shtet që varet nga gazi i Gazpromit. Nuk kemi rrjet të gazit fare. Nuk është se e zvogëlojmë influencën e Gazpromit nëse marrim ndonjë rrjet tjetër sepse nuk jemi duke e zëvendësuar. Ne nuk kemi rrjet të Gazpromit. Nuk furnizohemi nga Gazpromi”.
“Rëndësia gjeopolitike e shtrirjes së rrjeteve alternative në Evropë dhe në rajon është absolutisht e rëndësishme. Roli i Kosovës në këtë aspekt është shumë i kufizuar. Në këtë aspekt nuk e shohim me informatat që i kemi deri më tani si kjo do të kishte një implikim signifikant gjeopolitik”.
Ditë më parë në Rubikon kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se me refuzimin e gazsjellësit amerikan, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë vënë në shërbim të Gazpromit dhe të Rusisë.