Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar për listat e veteranëve.
Ai përmes një postimi në facebook, shkruan ‘veteranët’ e rrejshëm nuk e kanë marrë titullin e tyre në fushëbetejat e luftës.
Sipas tij, ky titull është marrë në zyrat e partive politike të PDK-së dhe AAK-së.
Sipas tij, PDK e AAK janë ‘fabrika’ prodhuese të dëmeve ndaj luftës.
“"Veteranët" e rrejshëm, titullin e tyre nuk e kane marrë në fushëbeteja të luftës, por në zyrat e partive të PDK-së e AAK-së.
PDK e AAK, këto "fabrika" prodhuese të dëmeve ndaj luftës!”, shkruan ai.