Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, njëherit ish-ministër i Mbrojtjes ka folur sa i përket mundësisë për një luftë nukleare.
Çeku ka thënë se presidentit rus, Vladimir Putin mundet t’i kujtohet çdo gjë, madje edhe lufta nukleare.
“Politika ruse, opinionin e vet po e ushqen me informacione se krejt bota u cu kundër Rusisë, po dojnë ta zhdukin Rusinë, ta pushtojnë Rusinë, e këtë nuk do ta lejojmë.
Përderisa nuk është ka i shkon ashtu sic i ka planifikuar e ka menduar, në qoftë se e sheh që në të vërtet po i vjen fundi një Rusie çfarë e ka projektu e ka ndërtu deri tash për këto 20 vite, atëherë atij njeri mund me i ra në mend gjithçka”, tha Çeku.
Ndërsa, sa i përket mundësisë së shpërthimit të luftës nukleare, Çeku thotë se nuk mendon që kjo mund të ndodhë, së paku jo në një të ardhme të afërt.
“Është e mundshme, por nuk e shoh që mundet me ndodh, së paku jo në një të ardhme të afërt”.
Çeku thotë se beson që Perëndimi e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një përgjigje për një skenar të tillë.
“Unë jam i sigurt që perëndimi punon në këtë drejtim, e sheh si kërcënim serioz dhe nuk e injoron. Këtë mundësi ai e ka, kështu që mendoj që Perëndimi, SHBA-të ka përgjigje, edhe në një skenar të tillë të mundshme”.