Profesori universitar, Arben Fetoshi, foli për procesin e “fryerjes” së listave të veteranëve ku mes tjerash ai tha se është një proces kompleks që duhet të verifikohet dhe të konsistoj në pastrimin e listave.
Fetoshi tha se ky proces ka konotacion politik shqetësues që është përpjekur të tallet më numrin real të veteranëve të UÇK-së.
“Ky debat e ka dëmtuar shumë Kosovën, jo vetëm në kuptimin e imazhit të luftëtarit të vërtetë, por edhe në kuptimin e asaj që përfaqëson realisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si vlera më sublime në historinë tonë më të re dhe ne këtë kuptim mendoj se ajo çka duhet të bëhet është që të gjitha përfoljet, një helmim i jashtëzakonshëm i opinionit publik me abuzimin me statusin e veteranit të luftës ka qenë dhe mbetet detyrë e prokurorisë së shtetit”, tha Fetoshi.
Ish-pjesëtari i UÇK-së, shprehet kundër pastrimit të listave, por sipas tij duhet të bëhet ndjekje penale ndaj atyre eprorëve që janë implikuar në dhënien e statuseve të rrejshëm.
“Ajo që e ka dëmtuar më së shumti luftën e UÇK -së dhe vetëvarët e vërtetë është përfolja e vazhdueshme për blerje të statusit të veteranit, dhe që mendoj se është detyrë e prokurorisë që të bënte një sqarim përfundimtar. Unë mendoj që nuk duhet të pastrohen listat, por të ndiqen penalisht ata që kanë keqpërdor në mënyrë të rrejshme buxhetin e Kosovës, duke përfituar në mënyrë të paligjshme dhe ata eprorë që janë impliku në dhënie të statuseve të rrejshme për veteranët e UÇK-së, në mënyrë që jo vetëm të shkarkohet shteti i Kosovës me ngarkesën që paraqet numri i madh i veteranëve të UÇK -së, por edhe të shërohet opinioni publik i helmum në Kosovë për sa i përket vlerave që përfaqëson UÇK-ja”, tha ai.
Fetoshi tha se organizata e veteranëve të luftës duhej të ishte më e zëshme sa i përket presionit te prokuroria speciale që ajo vërtetë të merret me më prioritet me këtë proces.
Ai tha se që për hir të luftës së popullit të Kosovës , për hir të familjeve të veteranëve të vërtetë mendoj që prokuria do duhej me prioritet me e trajtu ndjekjen e të gjitha rasteve abuzive në mënyrë që në opinion mos të vazhdojë kjo situatë dhe në anën tjetër sipas tij beneficionet që i takojnë kësaj kategorie të luftë nuk janë të mjaftueshme, në qoftë se i referohemi vendeve të rajonit se si i trajtojnë këto kategori, mendoj se ne jemi më së dobëti shtoi ai.