Ganimete Musliu vjen në orët e vona me një varg pyetjesh për Albin Kurtin

Aktuale

Ganimete Musliu vjen në orët e vona me një varg pyetjesh për Albin Kurtin

Më: 31 mars 2022 Në ora: 00:08
Albin Kurti dhe Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi kryminsitri i Kosovës ditë më parë ka deklaruar se në Kosovë nuk janë 60 mijë veteranë.

Ajo në Facebook ka shkruar se Kurti në mungesë të projekteve dhe vizioneve për të qeverisur, aktualizoj debatin për veteranët.

“Në mungesë të projekteve dhe vizionit për të qeverisur, Kurti aktualizoj debatin e listave të veteranëve. Kjo i funksionoj për mrekulli gjatë ketyre tri ditëve”, shkruan ajo.

Ganimete Musliu ka edhe disa pyetje për Kurtin.

"Prandaj po rrijm në temën e veteranëve dhe po i parashtojmë disa pyetje Kurtit.

– A e dinë sa janë të ardhurat mujore të një veterani të UÇK-së?

– A mundet një veteran ti mbuloj nevojat mujore me të ardhurat e tij?

– Sa veteran kanë mungesa të protezave?

– Sa veteran vuajnë nga traumat e luftës?

– A ja del një veteran me te ardhurat e tij ti ngop fëmijet me buk, të siguroj veshmbathje për ta, të siguroj barrna për shendetin e tij?”, shtoi ajo.

Kryeministri Albin Kurti, të enjten deklaroi se Kosova nuk i ka 60 mijë veteranë të luftës, aq sa janë të regjistruar, por sipas tij, më së shumti janë 20 mijë.

Kurti po ashtu theksoi se veteranët nuk duhet të barazohen me pagë minimale, por se meritojnë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat