Haxhiu: E pashë shefen e Bordit të ShSKUK-së, doli nga dhoma e konkursit për drejtorë të klinikave

Aktuale

Haxhiu: E pashë shefen e Bordit të ShSKUK-së, doli nga dhoma e konkursit për drejtorë të klinikave

Më: 31 mars 2022 Në ora: 00:16
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka denoncuar një rast të dyshimtë të ndërhyrjes së kryesueses së Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Agreta Gecaj, në konkurset për drejtorë të klinikave në QKUK.

Haxhiu ka thënë të mërkurën në emisionin Debat Përnime se një ditë, teksa kishte shkuar për vizitë të një familjari të tij të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare, kishte parë Gecajn duke dal nga dhoma e intervistimeve të kandidatëve për drejtorë të klinikave.

“E pashë znj. Agreta duke dal nga dhoma e intervistave të kandidatëve për drejtorë të klinikave… bëhet fjalë për konkurs për drejtor të Urologjisë”, tha ai.

Haxhiu, pretendon se prezenca e drejtoreshës së Bordit të ShSKUK-së në intervistimin e kandidatëve për drejtorë të klinikave në QKUK paraqet ndërhyrje në kompetencat e Qendrës Klinike Universitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat