Musliu, deputetëve të VV-së: Reduktoni udhëtimet zyrtare dhe ejani t’i kaloni ligjet

Aktuale

Musliu, deputetëve të VV-së: Reduktoni udhëtimet zyrtare dhe ejani t’i kaloni ligjet

Më: 31 mars 2022 Në ora: 10:46
Ganimete Musliu

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu iu ka bërë thirrje deputetëve të LVV-së që ti' reduktojnë udhëtimet zyrtare, dhe të jenë prezent në seancat e Kuvendit.

“Është mirë që si LVV t’i reduktoni pak udhëtimet zyrtare.

T’i ftoni deputetët të mbajnë përgjegjësitë për çka ja dhënë qytetar i Republikës së Kosovës, dhe që të jenë këtu për t’i kaluar ligjet”, tha Musliu duke u përgjigjur në pyetjen e Kryekuvendarit Glauk Konjufca, i cili pyeti se ku janë deputetët.

Deputetët më herët miratuan Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat