Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e pjesëmarrjes së tyre, në vëzhgimin e zgjedhjeve në Slloveni.
Në njoftimin e lëshuar nga KQZ-ja thuhet se kjo do të bëhet në mbledhjen që do të mbahet sot nga ora 13:30.
Këtu më poshtë keni agjendën e plotë të mbledhjes:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 11/2022:
3. Aktivitetet e SKQZ:
4. Aktivitetet e ZRPPC:
5. Raport i Këshillave të KQZ-së:
• Këshilli për Çështje Ligjore:
-Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës, për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Prishtinë
• Këshilli për Operacione Zgjedhore:
-Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit të KQZ-së, për adresimin e rekomandimeve të Misionit të Vëzhgueseve të Zgjedhjeve-MVZ të BE-së, për zgjedhjet lokale 2021
-Shqyrtimi dhe miratimi i Analizë së Votave me Asistencë, për zgjedhjet lokale 2021
-Shqyrtimi dhe miratimi i projektit për Modifikimin dhe Avancimin e Ueb faqes së KQZ-së
– Njoftim Raport – Dita Globale e Zgjedhjeve
• Këshilli për Buxhet dhe Financa:
– Shqyrtimi i kërkesës për transferim të mjeteve nga programi i Sekretariatit në programin e zgjedhjeve
6.Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së, në vëzhgimin e zgjedhjeve në Slloveni
7. Të ndryshme.