​Komisioni miraton vendimin e Qeverisë për buxhetin e shtatë komunave

Aktuale

​Komisioni miraton vendimin e Qeverisë për buxhetin e shtatë komunave

Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:53
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar vendimin e Qeverisë për aprovimin e kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat:

Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2022 nga Kuvendet Komunale.

Këtë vendim e ka arsyetuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili theksoi se këto komunat kanë respektuar kufijtë buxhetor të përcaktuar nga Ministria e Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat