Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe tre deputetë kanë takuar disa nga krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi përmes një postimi në Facebook, derisa ka treguar se dje janë takuar me Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, ndërsa sot me Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn, përcjell Bota sot.
Në këto takime thotë ai se u njoftuan me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën.
Postimi i tij i plotë:
Së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës Dhomave të Specializuara, dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn.
Ishte vizitë institucionale dhe e rëndësishme. Në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën.