Zyrtari i VV-së tregon se si e kërcënoi sot Sami Lushtaku

Aktuale

Zyrtari i VV-së tregon se si e kërcënoi sot Sami Lushtaku

Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:04
Sami Lushtaku

Këshilltari Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani ka deklaruar se është fyer dhe kërcënuar nga nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai deklaron se incidenti ka ndodhur pasi është ndërprerë seanca e Kuvendit.

“Sot, Sami Lushtaku, gjatë punimeve të kuvendit komunal, kishte ruajtur momentin për provuar që të më frikësoj, me ç’rast edhe më ka fyer. Përgjigjen për Sami Lushtakun dhe sojin e tij e kam dhënë edhe në seancë: pushka top ju bëftë. Kjo përgjigje nuk është në natyrën time dhe atë çfarë unë përfaqësoj, por fatkeqësisht kjo është gjuha që e kupton zoti Lushtaku.

Zënja e pritave nëpër kthina mund të jetë mënyra se si z. Lushtakut i funksionojnë gjërat, por jo çdo herë.  Ne do të qëndrojmë këtu dhe drejt, sepse lirinë e fjalës dhe demokracinë do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Mehani në rrjetin social Facebok.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk i kanë raportet e mira politike.

Në këtë komunë kishte ndodhur edhe një incident ku kryetari i VV-së, Albin Kurti ishte sulmuar me gurë gjatë fushatës zgjedhore. 

Vetëvendosje e kishte akuzuar Sami Lushtakun se qëndron mbrapa këtij sulmi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat