Studiuesi i marëdhënieve ndërkombëtare, Fatmir Salihu ka ngritur alarm rreth krizës ekonomike që ka goditur botën.
Salhiu ka thënë se kriza ekonomike është vetëm në fillimin e saj, pasi mund të kemi pasoja dhe më të rënda.
Sipas tij parashikimet e njohësve të ekonomisë ndërkombëtare janë të frikëshme. Prandaj ai bën apel që Qeveria duhe të i rishikojë investimet kapitale dhe të ridrejtone mjetet në mënyrë që të kemi rritje të rezervave të artikujve bazikë.
“Qeveria do të duhej të rishikonte investimet kapitale dhe të ridrejtonte mjetet në mënyrë që të rris rezervat e artikujve bazik si dhe të kursente aq sa eshte e mundur nga shpenzimet e tjera. Kompjuteret, makinat, tavolinat, telefonat….. duhka et të lihen për kohë më të mira. Qeveria të pranoj propozimet e opozites dhe te lejoj terheqjen e mjeteve nga trusti në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të blejnë artikujë bazik për të përballuar më lehtë këtë krizë”.
Salihu ka shkuar edhe me teje duke kërkuar që qytetarët e Kosovës të nisin punën në tokat e tyre që të paktën ta tejkalojnë pasojat e krizës ma me lehtësi.
“Nëse ekonomitë e fuqishme i frikësohen kësaj krize, atëherë çfarë mund të thuhet për ekonominë e Kosovës, ajo do të kolapsojë brenda natës. Ne nuk prodhojmë pothuaj se asgjë. Nuk guxojmë të llogarisim në solidariterin europian sepse në kushtet e një krize globale shtetet mbrojnë interesat e tyre. Pandemia tregoi se në kushte të rrezikut imediat, solidariteti është një fluskë sapuni.
Me krizën aktuale dhe me premisat për përkeqësim të metejshëm, sindikatat duhet të harrojnë rritjen e rrogave sepse thjeshtë do të jetë e pamundur. Bile nëse qeveria arrinë ti paguan rrogat aktuale do të jetë sukses i madh” ka shkruar Fatmir Salihu në Facebook.