Në Serbi ka arritur ambasadori amerikan Kristofer Hill.
Njohësi i çështjeve politike në Amerikë, Skënder Karaçica, ka thënë se Hill është një nga njohësit më të mirë të historisë së popujve dhe shqiptarëve në Ballkan.
Shkrimi i plotë:
Kristofer Hill është nominuar ambasador fuqiplotë i SHBA-së në Beograd, që do të përfaqësoj shtetin e tij në Serbi në kohën kur marrëdhëniet në mes të dyja vendeve qysh nga viti 1948 nuk kanë qenë më të tendosura, shkaku i luftës në ish-Jugosllavi dhe çështja e shqiptarëve dhe e Kosovës.
Ambasadori Hill është një diplomat i karrierës dhe një nga njohësit më të mirë të historisë së popujve dhe shqiptarëve në Ballkan.
Ardhja e tij në detyrën e diplomatit(ambasadorit)në Beograd do të bëj vijat e qarta dhe me kompetencë pa asnjë lëshim (subjektiv)karshi Serbisë dhe përfundimi i zgjidhjes së marrëdhënieve në mes të dyja shteteve sovrane Serbi-Kosovë dhe për paqen në Ballkan dhe Evropë.
Qarqe të caktuara politike, universitare, akademike dhe të botës së shtypit në Beograd për diplomatin e njohur amerikan Kristofer Hill theksojnë se, në Serbi po vjen "artileria e rëndë” e diplomacisë amerikane!