Nuredin Lushtaku gjatë qeverisjes së Bekim Jasharit në komunën e Skenderajt, ishte nënkryetar komune. Mirëpo nga zgjedhjet e fundit lokale, qeverisja kaloi tek PDK-ja me kryetar Fadil Nuren.
Lushtaku duke qenë në atë pozitë ka deklaruar pasurinë e tij tek Agjencia Kundër Korrupsionit.
Nuredin Lushtaku ka deklaruar se tek pasuria e paluajtshme posedon mbi 1 milionë euro, duke përfshirë një shtëpi, banesë, tokë, truall e kontrollim teknik të automjeteve.
Ai ka deklaruar se posedon edhe një veturë Mercedes në vlerën 30 mijë euro.
Si para të gatshme ka deklaruar se mban mbi 8 mijë euro, ndërsa nuk ka deklaruar të ketë borxhe.
Të hyrat vjetore të tij arrijnë në vlerën mbi 13 mijë euro, duke përfshirë pagën nga komuna dhe pensionin e TMK-së.Bota sot