Gashi numëron “fajet” që i ka diaspora në Kosovë, përmend “tradhtinë” e Qeverisë Bukoshi

Aktuale

Gashi numëron “fajet” që i ka diaspora në Kosovë, përmend “tradhtinë” e Qeverisë Bukoshi

Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:42
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se diaspora ka “faj” në atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë dekadës së kaluar.

Gashi fillimisht ceki kontributin e madh të mërgimtarëve në Kosovë dhe “tradhtinë” që i bëri Qeveria Bukoshi me fondet e “3%-shit” dhe “Gjithcka për Pavarësinë e Kosovës”.

“U tha më herët që pak a shumë janë tri gjenerata të mërgimtarëve. E para është e para viteve 90-ta, e dyta e viteve 90-ta dhe e treta prej viteve 2000 deri në kohën e Isa Mustafës kur ikën me të madhe. E viteve 90-ta ishte më e rëndësishmja. Shumë shqiptarë mbeten pa punë atë kohë dhe ndihmuan me të madhe me paratë e tyre. Ishin kontributet e tyre që dhanë në “3%”, “Vendlindja thërret” e një tjetër që nuk përmendet është ajo e Qeverisë Bukoshi më 98-të “gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”. Qeveria e Kosovës i pat lëshuar disa çeka dhe i pat thënë se pas luftës do i merrni ndërmarrjet. Por nuk i ka dhënë kurrë. Këtu ajo ndihet e tradhtuar“, tha ai.

Gashi thotë tutje se mërgimtarët kanë qenë “mirëmbajtës të krizës” dhe kanë dorë në shkatërrimin urbanistik.

“Por ata e kanë edhe një far kompleksi si e kuptojë unë. Ne kemi qëndruar këtu e kemi rezistuar e ata kanë ikur. Mendoj se i ka disa anë pozitive kontributi i tyre por edhe disa anë negative. Mendoj se ajo që ka ndodhur me krizën në Kosovës gjatë viteve 2010.  E kanë mirëmbajtur ata. Ço para ata këtu, e këta rri si parazita këtu e mos u qoni në protesta kundër krizës. Pra mirëmbajtës të krizës. E dyta është shkatërrimi urbanistik. Kanë dhënë para të mëdha për të blerë banesa këtu, e nuk kanë pasur fare kritere. E kanë parë jashtë se çfarë rregullimi ka. Jau lë fajin edhe atyre”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat