Paçarizi: Vuçiq mori më shumë simpati nga ndërkombëtarët, Kurtit i është ngre veshi në disa raste

Aktuale

Paçarizi: Vuçiq mori më shumë simpati nga ndërkombëtarët, Kurtit i është ngre veshi në disa raste

Më: 31 mars 2022 Në ora: 23:06
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, tha që tensionimi disaorësh që u bë përmes protestave në Mitrovicë, Graçanicë dhe Shtërpce kishte për qëllim ta “kristalizonte fitoren e Vuçiqit, në raport me Kosovën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare”.

Paçarizi, tha që Vuçiqi donte të dërgonte një mesazh që Serbia është një faktor i stabilitetit në rajon.

“Ai [Vuçiq] donte të dërgonte një mesazh që Serbia është një faktor i stabilitetit në rajon; se Serbia në këtë kohë të trazirave dhe pozicionimeve ndërkombëtare në një anë duhej të shpëtonte nga situata e deklarimit në raport me luftën në Rusi-Ukrainë dhe në anën tjetër dëshironte që të paraqiste Serbinë si një faktor stabiliteti në raport me Kosovën. Kjo sepse Kurti dhe kryeministrat e tjerë të Kosovës nuk e kanë kuptuar ende që dialogu me Serbinë në fakt nuk është dialog mes Kosovës dhe Serbisë, por është dialog mes Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Serbisë me Bashkësinë Ndërkombëtare”.

“Vuçiq këtë e ka kuptuar me kohë dhe e ka luajtur lojën. Në këtë lojë, të dy kanë fituar atë që kanë dashur të fitojnë, por kjo varet se sa vizionarë janë. Kurti ka fituar në planin e brendshëm një grup pikësh, se për herë të parë nuk mbahen zgjedhjet në Serbi dhe Vuçiq ka fituar një simpati te Bashkësia Ndërkombëtare”.

Paçarizi tha se në anën tjetër, Kurtit i është ngre veshi në disa raste.

“Qoftë përmes komunikatës të ashpër të QUINT-it dhe komunikatës që mendoj që ishte goxha turpëruese, që doli nga Kurti dhe kryeministri i Norvegjisë. Në këtë situatë, Vuçiq ka fituar më shumë në planin ndërkombëtar – pasi i organizoi serbët të mbajnë protesta, kërcënoi me dalje nga institucionet dhe brenda pak orësh i qetësoi serbët dhe tha që do t’i mbajmë zgjedhjet në Serbi, që të mos e tensionojmë situatën”.

“Është normale që simpatia e Bashkësisë Ndërkombëtare shkon kah Serbia, sepse në këtë situatë ka nevojë për një pozicion pak më të butë të Serbisë që ta tërheqë nga raporti me Rusinë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat