Rritet numri i policëve që po e lënë punën

Aktuale

Rritet numri i policëve që po e lënë punën

Më: 1 prill 2022 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, thotë se është në rritje numri i pjesëtarëve që po heqin dorë nga Policia e Kosovës.

Mehmeti, teksa po raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, këtë trend po e cilëson si fatkeqësi dhe vlerëson se nuk e di arsyen.

“Fatkeqësisht kemi rënie të numrit të pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës.

Po ashtu është e vërtetë se shumë pjesëtarë po e lënë punën në Policinë e Kosovës. Mbase është çështje sociale apo ekonomike, mbase duhet të kemi një ekspert që merret me këtë çështje”, tha Mehmeti në komision.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat