Mehmeti për policët e arrestuar: Nuk mendoj që është dëmtuar imazhi i Policisë

Aktuale

Mehmeti për policët e arrestuar: Nuk mendoj që është dëmtuar imazhi i Policisë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:59
Samedin Mehmeti

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes u pyet edhe për aksionin “Pika”, ku u arrestuan dhjetëra zyrtarë policorë të dy pikave kufitare, që dyshohen për korrupsion.

Ndonëse një stacion i tërë i policisë kufitare në Gjakovë po dyshohet për korrupsion, Mehmeti tha se nuk mendon që pas këtij rasti është dëmtuar imazhi i Policisë.

“Nuk mendoj që është dëmtu imazhi, përkundrazi mendoj që integriteti i Policisë mbrohet nëse i largojmë njerëzit që dyshohen për korrupsion. Jo të gjithë ndoshta janë të korruptuar, ose kanë kryer vepra. Na nuk e dimë. Unë e di që na duhet me pasë zero tolerancë.

Nuk mendoj që ka ndodhë mirë, por mendoj që imazhi i Policisë ruhet në këtë formë. Jemi duke bërë analizë, hetimi i IPK-së është në një fazë delikate. S’mundemi në këtë fazë me marrë shumë veprime rreth punës së përgjegjësisë“, tha Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat