Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha.
Pasi u quajt staf i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Mehmeti tha se nuk është staf i tij dhe se me gradë është nënkolonel.
“Unë as nuk jam staf i ministrit e as nuk mundem me qenë staf i ministrit. Unë e kam gradën nënkolonel dhe nesër kur nuk jam drejtor i policisë, unë kthehem në pozitën e nënkolonelit”, deklaroi ai.
Deputeti Berisha reagoi duke thënë se ministri Sveçla ka thënë se Mehmeti është staf i tij.
“Më pat thënë ministri që ky është stafi jem, për atë po të them”, tha Berisha