Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka folur sot edhe për projektligjin e pagave, duke thënë se ai duhet prezantuar si ligj për rregullimin dhe nivelizimin e pagave, e jo për rritjen e tyre.
Ai madje në një moment tha se paga nuk është ‘smok me lojë shpërblyese’.
"Po duam ligj të mirë e jo të shpejtë. S’është projektligj që i zgjidh problemet e kostos së jetesës. Një instrument që mbase kish mujtë me u trajtu, por po trajtohet është paga minimale.’’, ka thënë Bislimi.
‘’Paga s’është lloto, me hapë smok e me këqyrë a ka dalë paga aty. Është njëfarë analize që i paraprin”.