“Thaçi e “krasiti” veten me Specialen, Mustafën e pensionoi populli, Haradinaj po sillet rreth pragut”/ “Rrenat” e ish kryeministrave për Kurtin

Aktuale

“Thaçi e “krasiti” veten me Specialen, Mustafën e pensionoi populli, Haradinaj po sillet rreth pragut”/ “Rrenat” e ish kryeministrave për Kurtin

Nga: M.L. Më: 1 prill 2022 Në ora: 16:31
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa

Sot (1 prill) shënohet dita ndërkombëtare e gënjeshtrës. Në këtë ditë, gazetari Xhevdet Pozhari ka përzgjedhur disa nga siç i ka quajtur, “rrenat” e ish drejtuesve të shtetit për kryeministrin Albin Kurti.

Ai i ka quajtur rrena deklaratat e Thaçit se Kurti financohet nga Irani dhe ka lidhje me Rusinë, ato të Mustafës se Kurti është amerikan, si dhe të Haradinajt se Kurti është mashtrues.

Kështu, sipas Pozharit, faktet lidhur me Kurtin janë të ndryshe.

Postimi i plotë:

Për 1 prill mjafton t'i rikujtojmë disa rrena publike që i kanë deklaruar ndër vite disa ish pushtetarë!

Rrenat:

Hashim Thaçi: Albin Kurti financohet nga Irani dhe ka lidhje me Rusinë

Isa Mustafa: Albin Kurti është anti-amerikan

Ramush Haradinaj: Albin Kurti është mashtrues

****

Faktet:

Hashim Thaçi "e krasiti" veten nga politika me Gjykatën Speciale.

Isa Mustafën e pensionoi vota e popullit sepse krejt e kuptuan se "pro-amerikanizmin" e përdor për ta mbuluar komunizmin.

Ramush Haradinaj po sillet qaty okolla pragut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat