Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Ambasadori Astrit Zemaj ka shpalosur kujtimet për ditën e 1 prillit të vitit 2009, pikërisht kur 13-vite më parë Republika e Shqipërisë u pranua si anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ku sipas tij më datën 4 prill të vitit 2009, në Samitin e NATO-s të mbajtur në Strasbourg/Kehl, u bë edhe paraqitja e parë e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s, derisa më 7 prill të vitit 2009, në selinë e NATO-s në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit si anëtare e re në NATO.
“Në këtë datë me rëndësi të veçantë, përfitoj nga rasti të uroj Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në NATO, mikun dhe kolegun, Ambasadorin Visho Ajazi-Lika, si dhe të e falënderoj atë dhe stafin e tij për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës dhe rrugëtimin tonë euroatlantik”, ka shkruar Zemaj.