Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bashkëbiseduar me disa të rinj sot në Shkollën Politike të PIPS dhe Konrad Adenauer Stiftung. Nën temën “Shteti si kornizë themelore e jetës politike”, thotë se kanë bashkëbiseduar për sfidat që ka Kosova sot në kuptimin institucional dhe politik, por edhe për vizionin dhe planet e LDK-së në këtë drejtim.
Ai ka shkruar në Facebook se të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë potencial të jashtëzakonshëm të dijes e profesionit.
“Përtej pyetjeve shumë përmbajtësore që morra, ishte kënaqësi të shoh një interesim të jashtëzakonshëm të tyre për zhvillimet në vend.
Pjesëmarrja cilësore e qytetarëve, e posaqërisht e të rinjve e të rejave në debate politike është thelbësore për rrugëtimin e vendit tonë”, ka shkruar ai.