Del raporti 24 orësh për Covid-19 në Kosovë, një i vdekur

Aktuale

Del raporti 24 orësh për Covid-19 në Kosovë, një i vdekur

Nga: A.ZH Më: 2 prill 2022 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 36 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 41 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

2 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 297 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.649 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.655 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.210 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.252 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 41 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.827.

Në total numri i rasteve aktive është 570.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat