Zyrtarja e Pentagonit: Invadimi rus dhe intervenimi i NATO-së nuk mund të barazohen

Aktuale

Zyrtarja e Pentagonit: Invadimi rus dhe intervenimi i NATO-së nuk mund të barazohen

Nga: F.B Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:14
Sulmet e NATO-s në në vitin 1999

Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane për mbrojtje e obliguar për Rusinë, Ukrainën dhe Euro-Azi Laura Cooper, ka vlerësuar se nuk mund të barazohen sulmet pa arsye të një force ndaj një qeverie demokratike të zgjedhur me intervenimin e NATO-së në SRJ në vitin 1999.

Këtë ajo e tha për Zërin e Amerikës (VOA), duke shtuar se nuk është interes i Serbisë të jetë partner me ushtrinë ruse që brutalisht sulmon popullsinë civile në Ukrainë, transmeton “Bota sot”.

“Ajo që tash shihni është që forca e madhe ka vendos të sulmojë një qeveri demokratike të zgjedhur pa asnjë shkas dhe tentim okupimi të pjesëve me rëndësi të atij vendi, ndërkohë që bombardon popullatën civile dhe pengon dërgimin e ndihmave humanitare. Absolutisht nuk janë njësoj intervenimi i NATO-së dhe invadimi rus”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se populli i Serbisë mund të shoh me sy të vetë popullin ukrainas dhe të kuptojë me çfarë shkatërrime përballet dhe ta mbështesë.

Duke komentuar luftën në Ukrainë, zyrtarja amerikane tha se “Rusia përkundër premtimeve se do të ulë aktivitetin ushtarak në hapësira të veçanta, po vazhdon me sulmet drejt civilëve.

Cooper shprehu shpresën se Serbia vet do marr vendim që nuk do të jetë në interesin e saj partneriteti me ushtrinë që brutalisht po sulmon popullatën civile dhe po i bombardon ata.

“Sinqerisht, nuk është në interesin e Serbisë të jetë partner me ushtrinë, që po përballet me mossukses të dukshëm në fushëbetejë, me moralin aq të ulët, ushtrinë krerët e të cilës nuk ju besojnë ushtarëve të vetë, ku pajisjet vazhdimisht kanë defekte. Supozoj se Serbia ka marrë vendimin më të mirë në kontestin e raporteve të ardhshme ushtarake dhe kapaciteteve në të cilat do ishte e pakuptimtë me pas Rusinë si partner të mirë”, tha Cooper.

Lidhur me mundësinë e shpërndarjes së konfliktit në regjionale tjera, përfshirë këtu edhe Ballkanin Perëndimor, ajo  tha se ShBA vazhdimisht po përcjell situatën e sigurisë në Ballkan.

“Jemi shumë të përkushtuar me raportet tona me aleatët në regjion dhe mbajtjen e partneriteteve të fuqishme në të gjithë regjionin, përfshirë këtu Serbinë dhe BeH”, tha ajo.

Cooper ka shtuar se “është e qartë se Rusia në të kaluarën ka tentuar që të përzihet dhe mbështes tensionet në regjion dhe shohim se këtë po vazhdon ta bëjë edhe sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat