Votuesi në Serbi e prish fletëvotimin për President, e shkruan emrin e Albin Kurtit

Aktuale

Votuesi në Serbi e prish fletëvotimin për President, e shkruan emrin e Albin Kurtit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 15:07
Albin Kurti

Një votues në Serbi, e ka prishur fletëvotimin për President, ndërsa lart në të e ka shkruar emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në Serbi, sot votohet për zgjedhjet e rregullta presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete, përfshirë edhe Beogradin.

Në një fletëvotim, në të cilin është supozuar të votohet një nga kandidatët për President/e të Serbisë, është shkruar emri i kryeministrit Kurti. Pjesa tjetër e fletës së votimit duket e shkarravitur.

Image
Fletëvotimi

Media shkruan se kjo fletë e votimit i është dërguar nga një votues i deklaruar i Luginës së Preshevës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat