Shaip Kamberi flet për rezultatet preliminare: Ka shumë gjasa që të fitojmë

Aktuale

Shaip Kamberi flet për rezultatet preliminare: Ka shumë gjasa që të fitojmë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 23:14
Shaip Kamberi

Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar Shaip Kamberi, ka folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Kamberi ka thënë se gjasat që ai të bëhet sërish deputet janë të mëdha.

“Ka gjasa shumë që të fitojmë. Ne kemi 8 mijë e 400 vota në Preshevë e Bujanoc. Nuk i kemi ende votat nga Medvegja. E presim pak edhe nga brendia e Serbisë”.

Ai theksoi për klanin se ende nuk është e sigurt fitorja.

“Akoma nuk është e sigurt. Janë rezultate preliminare. Akoma ka shumë vota për t’u numëruar”.

Shaip Kamberi para disa ditësh pati deklaruar se shqiptarët synojnë të kenë së paku tre deputetë në Kuvendin e Serbisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat