Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur konferencë për media gjatë ditës së sotme.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga kjo parti.
Arsyeja e kësaj konference nuk dihet veçse është bërë e ditur se aty do të flasë kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.
Konferenca do të mbahet në orën 13:00, në selinë e AAK-së.