Javën e ardhshme seanca për politikën e jashtme – Deputetja e PDK-së: Presidentja s’po paraqet unitetin e shtetit

Aktuale

Javën e ardhshme seanca për politikën e jashtme – Deputetja e PDK-së: Presidentja s’po paraqet unitetin e shtetit

Më: 4 prill 2022 Në ora: 13:07
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se seanca për të diskutuar për politikën e jashtme mbahet javën e ardhshme, pasi javën e kaluar dështoi shkaku se jashtë shtetit ishin kryeministri Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kritika ka pasur edhe në drejtim të presidentes Vjosa Osmani. Deliu-Kodra tha se si PDK është e shqetësuar lidhur me pozicionimin e saj karshi problemeve në vend.

PDK është e vëmendshme lidhur me situatën e rëndë që ndodhet vendi. Kemi parashtruar qe 2 javë kërkesë mirëpo kryeministri dhe ministrja kanë qenë jashtë vendit. U vendos që me datën 12 prill të diskutohet lidhur me politikën e jashtme”, tha Deliu-Kodra.

 “Ne si PDK disa here kemi shprehur shqetësime lidhur me pozicionin e saj. Ajo do të duhej gjithmonë ta paraqiste unitetin e shtetit. Sa i përket çështjes së energjisë dhe çështje të tjera Presidentja do të duhej të ishte në vend. Sa herë që cenohen interesat e qytetarëve, presidentja Osmani do të duhej të ishte në pozitën e saj. Ka pasur raste kur është cenuar mirëpo presidentja s’ka qenë aty”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat