Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka reaguar në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj saj.
Ministrja Nagavci përmes një njoftimi në Facebook, bëri të ditur se lajmin për ngritje të aktakuzës e ka mësuar nga mediat, përcjell “Bota sot”.
Madje, ajo tha se aktëakuza e ngritur ka të bëjë më rezistencën kundër Demarkacionit dhe Zajednicës.
“Për aq sa u njoftova nga mediat, aktakuza ka të bëjë me angazhimin tonë në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme, përkatësisht ‘’Zajednicë’’ e ‘’Demarkacion’’, njëra që cungonte sovranitetin, tjetra territorin e Kosovës. Nëse asokohe isha e sigurt, sot në vitin 2022 jam edhe më e bindur se kundërshtimi dhe rezistenca përveçse i drejtë ishte edhe i domosdoshëm. Deputeti betohet në respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe pas vendimit të GJK-së me 2015 mosveprimi ndaj cënimit që po i bëhej vendit do të përbënte shkelje e betimit të deputetit”, u shpreh Nagavci.
Postimi i plotë
Nga mediat jam njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj meje, për çka duhet të shpreh keqardhje se si është e mundur që institucionet përgjegjëse të mos njoftojnë personin ndaj të cilit është ngritur aktakuza para çdokujt tjetër.
Për aq sa u njoftova nga mediat, aktakuza ka të bëjë me angazhimin tonë në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme, përkatësisht ‘’Zajednicë’’ e ‘’Demarkacion’’, njëra që cungonte sovranitetin, tjetra territorin e Kosovës. Nëse asokohe isha e sigurt, sot në vitin 2022 jam edhe më e bindur se kundërshtimi dhe rezistenca përveçse i drejtë ishte edhe i domosdoshëm. Deputeti betohet në respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe pas vendimit të GJK-së me 2015 mosveprimi ndaj cënimit që po i bëhej vendit do të përbënte shkelje e betimit të deputetit.
Teksa dëmet e këtyre marrëveshjeve jemi duke i vuajtur edhe sot, ndihem krenare që isha në anën e kundërt me politikën që sjellte kompromise, dëmtonte vendin dhe shkatërronte të ardhmen e qytetarëve.