Diskutohet për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Sllovenia

Aktuale

Diskutohet për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Sllovenia

Më: 4 prill 2022 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Çështja për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga shteti i Sllovenisë ka qenë temë e diskutimit mes zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadores së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Në njoftimin e lëshuar nga ministria thuhet se në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve dhe për fushat në të cilat mund të forcohet bashkëpunimi.

“Fokusi i diskutimit ishte tek bashkëpunimi ekonomik i dy vendeve dhe konsultimet politike me Slloveninë”. Ambasadorja ka folur gjithashtu për projekte të përbashkëta që lidhen kryesisht me fushën e ekonomisë, me krijimin e asociacioneve të përbashkëta që do ndihmonin kategori të caktuara, përfshirë edhe prodhues të pijeve, apo fermerë”.

“Gashi e falënderoi ambasadoren e cila u zotua që do ta marrë parasysh kërkesën dhe se do të interesohet për të adresuar këtë çështje tutje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat