Kosova në fazën e fundit për aplikim në Këshillin e Evropës

Aktuale

Kosova në fazën e fundit për aplikim në Këshillin e Evropës

Më: 4 prill 2022 Në ora: 18:50
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë në fazën e fundit për të aplikuar në Këshillin e Evropës dhe po punojnë me partnerët që periudhë kohore e votimit dhe anëtarësimit të jetë sa më e shkurtër për vendin tonë.

Osmani në konferencën për media me rastin e një vjetori të marrjes së detyrës si e para e shtetit, është pyetur lidhur me aplikimin në Këshillin e Evropës dhe në NATO-s, ku ka thënë se si udhëheqëse e politikës së jashtme ka kërkuar që të ndërmerren të gjitha masat për të aplikuar në KE.

Osmani: Jemi në fazën e fundit për aplikimin në Këshillin e Evropës

Jemi në fazën e fundit për këtë aplikim por ta keni parasysh që në Këshillin e Evropës shteteve të ndryshme iu është dashur kohë e ndryshme nga momenti i dërgimit të aplikacionit, deri në momentin e votimit të anëtarësimit, mund të ketë një periudhë kohore, për dike ka qenë 1 vit në një 5 vjet. Po punojmë me partnerët tonë që kjo periudhë kohore të jetë sa më e shkurtër për Kosovën. Siç e dini nga shtetet që do të votojnë në Këshillin e Ministrave që është hapi i fundit në KE, më shumë se dy të tretat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës “, tha ajo, duke shtuar se procesi për në NATO është proces më kompleks sepse janë katër vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ajo ka komentuar edhe kërcënimet e Serbisë se në momentin që Kosova nis të aplikojë në ndonjë organizatë ndërkombëtare, ata do të nisin fushatën e ç’njohjeve, madje kanë përmendur 18 shtete, duke thënë se kërcënimet e tyre nuk do ta ndal Kosovën. Sipas saj, fushatën për ç’njohje ata nuk e kanë ndalur kurrë dhe për këtë tha se ka publikuar dëshmi vet ajo.

Osmani tregoi edhe qëndrimin e saj rreth mos lejimit të FSK-së në veri të vendit.

Osmani: Për t’ia ndaluar FSK-së që të jetë prezentë në një territor duhet të ratifikohet në Kuvend

E kam bërë të qartë që për t’ia ndaluar FSK-së që të jetë prezentë në cilin pjesë të territorit të vendit duhet të ratifikohet në Kuvend sepse është procedurë kushtetuese dhe për një gjë të tillë nuk mund të vendos asnjë president, asnjë kryeministër“, tha ajo.

Ai tha se e ka bërë të qartë se bashkëpunimi me KFOR-in duhet të jetë në gjithë territorin e vendit dhe jo në një pjesë të territorit po e në tjetrën jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat