​Kurti priti në takim lamtumirës drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Aktuale

​Kurti priti në takim lamtumirës drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Më: 4 prill 2022 Në ora: 19:49
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës gjeneral Jörg Rüter, drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.

Ai shprehu mirënjohjen për punën dhe rolin e rëndësishëm të Rüter gjatë mandatit të tij, për t'i mundësuar NATO-s të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë.

Po ashtu, kryeministri i uroi mirëseardhje gjeneralit Joachim Hoppe, i cili do të pasojë Rüter në pozitën e drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.

Kryeministri Kurti dhe gjenerali Rüter u pajtuan që paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria për të gjithë janë të domosdoshme.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për çfarë drejtuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s siguruan mbështetjen e vazhdueshme brenda mandatit të NALT-it për ndërtimin e kapaciteteve të FSK-së, thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat