​Kurti-Jashari: FSK të shndërrohet në forcë moderne për mbrojtjen e vendit

Aktuale

​Kurti-Jashari: FSK të shndërrohet në forcë moderne për mbrojtjen e vendit

Më: 4 prill 2022 Në ora: 20:55
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashar.

Ata kanë biseduar për buxhetin e shtuar për mbrojtje për vitin 2022 dhe mbështetjen e FSK-së, në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të pajisur sipas standardeve të NATO-s.

Në një komunikatë për media thuhet se në takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe në fqinjësi, si dhe zhvillimet në Ukrainë pas invazionit rus.

Kryeministri Kurti dhe gjeneralmajori Jashari folën për planet konkrete drejt plotësimit të objektivave të përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontribut-dhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat