Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pritur në takim delegacionin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Pas takimit, kryetari i komisionit, Haki Abazi, tha se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëveprimit dhe bashkërendimit me Shqipërinë.
“Nuk jemi këtu për të rritur shpresat për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, por rrethanat kërkojnë një bashkëpunim më të thellë”, tha ai.
Ndërsa, përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gazmend Turdiu, tha se janë të interesuar për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.