Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në twitter ka përkujtuar 23 vjetorin masakrës së Rezallës.
Çitaku ka thënë se në Rezallë flasin përmendoret, përkujtimet, emrat e rrugëve e të shkollave.
Ajo përmendi edhe nënën Havë për të cilën tha se i flasin rrudhat, të cilës burrin ia kishin vrarë ushtria serbe.
“Ne Drenicë e në Rezalle flasin permendoret, flasin perkujtimet, flasin emrat e shkollave e emrat e rrugeve. Flasin rrudhat në ballin e nënës Havë Nënës Havë në masakrën e Rezallës, forcat ushtarake serbe ia vranë burrin. Nëna Havë është 90 vjeçe. Ka mbijetuar dy luftëra. Rrugëtimi i nënës është rrugëtimi i Kosovës”.