Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbrëmë në një intervistë televizive tha se gjyshi i saj i ka dhënë bukë e armë ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ndaj kësaj deklarata kanë ardhur reagime të shumta veçanërisht nga anëtarë të PDK-së, ku Hashim Thaçi ishte kryetar.
Kështu, ish deputetja e PDK-së, Sala Berisha Shala i ka reaguar Haxhiut duke e ftuar që të kërkojë falje.
Postimi i plotë:
Ndërsa ti, mbesa e tij çfarë rruge zgjodhe dhe e ndërtove karrierën tënde … edhe kundër gjyshit!
Kukull politike!
Nis pastroje imazhin tënd.
Ma mirë vonë se kurrë!
Dil kërko falje , jo vetëm gjyshit e Hashim Thaçit por edhe gjithë bashkëluftëtarëve të tij për gjuhën tuaj degraduese.
Ndryshe mos i zë në gojë më këto figura!
Rri qaty në moçalishten tënde!