“Pse të mbështeten vetëm urdhërdhënësit e dhunës politike dhe jo viktimat e tyre”/ Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së ka një kërkesë për Qeverinë
Familja e ish veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, në faqen e saj në Facebook ka reaguar lidhur me qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj të akuzuarëve në Gjykatën Speciale.
Kjo familje në faqen “Haki Imeri” shkruan se institucionet e Kosovës duhet t`i mbështesin edhe viktmat e dhunës politike njësoj siç po mbështeten të akuzuarit në Hagë.
Postimi i plotë:
Pasi po vizitohen në Hagë ata që kanë bërë krime ndaj shqiptareve (rivalëve politik) dhe avokatet e tyre po paguhen në miliona me buxhetin e Kosovës, pse institucionet e reja të Kosovës nuk i mbështesin edhe viktimat e dhunës politike?!
Viktimat sipas dëshmive dhe të dhënave të cilat i dimë të gjithë i kanë organizuar, shkaktuar Thaçi Veseli , Cali etj.
Pse duhet të mbështeten vetëm persekutoret(urdhërdhënësit) e dhunës politike dhe jo viktimat e tyre ??!!
Kjo nuk është drejtësi , kjo është hipokrizi e veshur me padrejtësi tjetërfare...
Falë SHBA-se drejtësia do të triumfojë në Hagë dhe Kosovë.