Haradinaj takohet me Ramën, ja për çfarë biseduan

Aktuale

Haradinaj takohet me Ramën, ja për çfarë biseduan

Nga: A.SH Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:52
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimi mes dy vendeve si në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme.

Ata së bashku kanë biseduar edhe për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës, të cilin e shohin si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet.

Postimi në Facebook:

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.

Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë - Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.

Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat